Keni menduar ndonjëherë se muaji në të cilin keni lindur tregon mbi zgjuarsinë tuaj? Nëse jo, studiuesit në Amerikë kanë publikuar në “National Bureau of Economic Research”, një studim i cili thotë se fëmijët e lindur në muajin shtator janë më të zgjuar.

Shkencëtarët kanë studiuar zhvillimin konjitiv të më shumë se 1.2 milionë nxënësve të shkollave publike në Florida, midis moshës 6 dhe 15 vjeç. Ata zbuluan se nxënësit e lindur në muajin shtator, kishin një mesatare më të lartë vjetore sesa fëmijët e tjerë.

Studiuesit vunë në dukje se rezultatet e rritura mund të rriten me kalimin e kohës dhe më pas të rrisnin gjasat e studentëve të lindur në shtator për të hyrë në një kolegj të mirë. Studimi, i titulluar “Mosha e Fillimit të Shkollës dhe Zhvillimi Kognitiv”, gjithashtu shqyrtoi edhe faktorë të tjerë socioe-konomikë që mund të kontribuonin në përparimin e fëmijëve në shkollë, siç është edukimi prindëror, etnia dhe gjendja ekonomike.

Gjithashtu ata studiuan rastet e dënimeve që kanë marrë fëmijët në shkolla dhe vunë re se fëmijët e lindur në shtator, nuk përfshiheshin në ato statistika. Më të zgjuar dhe më të mençur, fëmijët e lindur në shtator janë të lindur për të fituar.