Qeveria së fundmi ka lidhur një memorandum bashkëpunimi me Qendrën për kontroll demokratik të forcave të sigurisë (QKDS) nga Gjeneva e Zvicrës. Krejt kjo për të ndihmuar organin më të ri për zbatimin e përgjimeve, Agjencinë operative teknike,e cila u themeluar me ligj të e veçantë para disa ditësh në Parlament. Reformat në sektorin e shërbimeve të inteligjencës, siç njoftuan nga Qeveria, të dy trupat pritet ta zbatojnë Brenda periudhës 2017-2020

Fatos RUSHITI

Shkup, 7 maj – Reformat në shërbimin inteligjent bashkë me reformat në gjyqësor do të jenë ndër matësi kryesor të cilësisë së qeverisjes të garniturës aktuale në pushtet. Së fundmi u miratuan dy ligj të rëndësishme Miratimit ai për ndjekjen e komunikimeve dhe ligjit të ri për dëshmitar të mbrojtur. Përmes të parit kompetenca për përgjim nga DSK kalohet në Prokurorinë publike ndërsa përmes të dytit Prokuroria Speciale i jepet mundësia që vetëm ti përcaktojë personat për dëshmitar të mbrojtur duke mos qenë e varur siç ishte deri më tani nga Prokuroria Publike, shkruan gazeta KOHA.

Me këto dy ligje vetëm se filloi misioni për reformimin dhe modernizmin organeve të sigurisë në vend dhe misioni për të zbardhur të vërtetën e se kush përgjoi në mënyrë të paligjshme në Maqedoni viteve më herët. Që në fillim kur duhet të nisë zbatimi i ligjeve në sferën e sigurisë, Qeveri e re kryesuar nga LSDM ka dhënë shenja se e ka seriozisht në realizimin e këtij misioni dhe të mos përsërit gabimet e qeverive të mëhershme kur dhe ajo vetë ishte në pushtet kur dhe ndodhi rasti Sopoti.

Qeveria së fundmi ka lidhur një memorandum bashkëpunimi me Qendrën për kontroll demokratik të forcave të sigurisë (QKDS) nga Gjeneva e Zvicrës e cila ka partneritet me qeveritë e shumë shteteve në Bot shteteve, parlamentet, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe palë tjera nga sektori i sigurisë, përfshi nëpunës policor, gjykatës, agjenci hetimi, forca të armatosura e kështu me radhë. Krejt kjo për të ndihmuar organin më të ri për zbatimin e përgjimeve, Agjencinë operative teknike,e cila u themeluar me ligj të e veçantë para disa ditësh në Parlament. Reformat në sektorin e shërbimeve të inteligjencës, siç njoftuan nga Qeveria, të dy trupat pritet ta zbatojnë Brenda periudhës 2017-2020. Ndihma e(QKDS) kryesisht është në aspektin praktik në teren, zhvillojnë dhe promovojnë norma të përshtatshme demokratike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përfaqësojnë praktikën më të mirë dhe propozojnë politika që mundësojnë udhëheqje demokratike të sektorit të sigurisë.

Sipas Ligjit të ri për ndjekjen e Komunikimeve. kërkesë për realizimin e masave te veçanta hetimore mund të parashtrojë Prokuroria publike kompetente ose personi i autorizuar i policisë gjyqësore deri tek gjyqtari i procedurës paraprake. Gjyqtari i procedurës paraprake do të vendos me se voni 48 ore nga parashtrimi i kërkesës. Ndërkaq zbatimin e masës së veçantë hetimore do ta realizojë Agjencia teknike operative (ATO). Siç thotë zëvendësministri i punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ATO do të posedojë kushte teknike për ndjekjen e komunikimeve për hetime penale dhe për mbrojtjen e interesave të sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit. “Agjencia do të ketë Drejtorin e saj që do të zgjidhet nga Parlamenti me 2/3 e votave dhe me Badinter. Në këtë mënyrë do të kemi një drejtor që do të duhet të sigurojë edhe mbështetjen e deputeteve shqiptarë”, thotë për KOHA, Agim Nuhiu.

Me Ligjin për ATO, thekson Agim Nuhiu, parashikohen të punësohen punonjës operativ, punonjës profesional dhe punonjës teknik operativ. “Jemi të bindur se mekanizmi i vettingut në një forme të caktuar do të zbatohet në punësimet e reja sidomos kur do të jetë në pyetje kredibiliteti profesional dhe moral, duke përfshirë edhe pastërtinë e figurës së punonjësit konkret’, zotohet kështu Agim Nuhiu. Është me rëndësi të themi, shton ai, se ATO do të ketë mbikqyrje nga Parlamenti duke dorëzuar Raporte për numrin e komunikimeve të aktivizuara për të gjitha organet, për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, gjendjen e konstatuar nga mendimet dhe udhëzimet gjatë kontrolleve profesionale ndaj operatorëve, numrin e procedurave disiplinore, etj”, thotë Agim Nuhiu.

Ndryshe, po sipas ligjit të ri për ndjekje të komunikimeve, organi kompetent pranë Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, konkretisht inspektoi i DSK-së, indiciet për personin caktuar dhe faktet që posedon e lajmëron Prokurorinë. Prokuroria ka të drejtë të refuzojë ato që parashtron Inspektori i DSK-së, ose të vendosë që të vazhdojë procedura. Më pas prokuroria parashtron kërkesë deri tek gjykatësi i procedurës paraprake për të ndjekë masa të veçanta hetuese ndaj personit të caktuar. Gjykatësi i procedurës paraprake vendosë të refuzoj se të pranojë kërkesën e prokurorisë, nëse po atëherë Zbatimin e masave hetuese e bënë Agjencia Operative Teknike.

Pas periudhës së caktuar për përgjim, materialet e përgjuara shkojnë në Prokurori dhe ajo mund të ngrit ngritë aktakuzë kundër personit të përgjuar. (koha.mk)