Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore në Ligjin për Gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor. Me këto ndryshime, përveç masave disiplinore ndaj gjykatësve, hiqet edhe e drejta e votës për kryetarin e Gjykatës Supreme në Këshillin Gjyqësor. Propozimet për të cilat nevojiteshin 2/3 e votave u mbështetën edhe nga opozita, kështu që pro këtyre ndryshimeve ligjore votuan gjithsejtë 86 deputet.

Është mirë që opozita dha kontributin e saj konstruktiv. Se ligjet do të ishin një hiç nëse miratoheshin pa opozitën, këtë po e pranojmë si afirmim të opozitës, megjithatë, krenarinë lëreni anësh. Ne si shumicë e mbështesim punën dhe mënyrën e punës si kanë funksionuar grupet e punës – deklaroi Tomisllav Tuntev, deputet i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja kërkoi në rend të ditës të vendoset edhe ndryshimet për Ligjin për akcizat, por kjo u hodh hodhi poshtë nga shumica parlamentare.

Të vendoset në rend dite edhe propozimi për ndryshime në Ligjin për akcizat dhe të miratohet me procedurë të shpejtë. Këtë e them sepse ka indikacione serioze të cilët dëshmojnë se ky ligj është në dëm të qytetarëve, ndikon në biznes, në prodhimin industrial, transport dhe çmimet në tregun e vogël – Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Shumica miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë. Propozimi nuk u mbështet nga opozita pasi që sipas tyre drafti është formuluar njëanshëm dhe nuk është pranuar asnjë nga 18 amendamentet e tyre. Me ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë parashikohet rritja e autonomisë së universiteteve, reformimi i parlamentit studentor dhe decentralizimi i menaxhmentit të universitetit. Shumica në fillim të seancës kishte probleme me formimin e kuorumit. Pas dështimit të parë, shumica bëri kuorum falë dy deputetëve të Partisë Socialiste./am/

Artikulli paraprakEl Pais e vendos në ballinë Haradinajn flirtues: Në Spanjë e kalova muajin e mjaltit
Artikulli tjetërIzrael-Iran, paralajmërohet përplasja ushtarake në Siri