Burimet e rrjetit investigative Bellingcat thonë se ai që gjuajti raketën BUK dhe që rrëzoi aeroplanin me 298 pasagjerë MH17 në 2014 është një oficer rus me emrin Oleg Vladimirovic Ivannikov. Ai është përgjegjës edhe për dërgimin e raketave BUK në Ukrainën Lindore, shkruan albinfo.ch.

Përndryshe hetimet hollandeze akuzuan dje (e enjte) drejtpërsëdrejti Rusinë për rrëzimin e aeroplanit që udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur.

Bellingcat është një rrjet investigativ, ku në të kaluarën ka akuzuar edhe SHBA dhe Sirinë se po hedhin bomba mbi civilët sirianë. Sipas organizatës, ajo financohet përmes donatorëve privatë.

Artikulli paraprakKosova kërkon potencial intelektual të diasporës
Artikulli tjetërXhenifer Lopez sjell hitin e kësaj vere (VIDEO)