Indeksi i pasaportës më të fortë përcaktohet sipas asaj se sa qytetarë të një vendi mund të udhëtojnë lirisht, ose pa viza.

Duke gjykuar nga indeksi i pasaportave Benley, në vitin 2018, vendi me pasaportën më të fortë është ai i Japonisë, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në 189 vende, transmeton KosovaPress.

Gjermania, e cila kishte pasaportën më të fortë për pesë vjet me radhë, ra në vendin e dytë, të cilën e ndan me Singaporin. Qytetarët e këtyre dy vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 188 vende.

Në vendin e tretë janë Koreja e Jugut, Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Suedia.

Sa i përket vendeve të rajonit, Sllovenia është vendi i nëntë në listën e pasaportave më të forta, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në 180 vende. Në vendin e 16 është Kroacia (169 vende), vendi i 36-të i takon Serbisë (130 vende), 41 Maqedoni (125 vende), 43 Mali i Zi (123 vende), 47 i Bosnje dhe Hercegovinës (118 vende), Shqipëria renditet e 48-ta (114 vende). Ndër pasaportat më të dobëta konsiderohet ajo e Kosovës që renditet e 91-ta.

Indeksi mbuloi 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi./pe/