Linda Morina dhe Lek Plepi ishin sot të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Ata promovuan klipin e tyre të ri “Seen” dhe treguan se si lindi bashkëpunimi mes tyre.

Drejtuesi i “Zonë e Lirë” e pyeti Linda Morinën dhe Lek Plepin nëse mes tyre ka diçka më shumë se kolegë. Linda tha se gjatë realizimit të klipit, Lek Plepi e ka ngacmuar, por përveç skenave në klip asgjë nuk ka ndodhur mes tyre. Gjatë emisionit Lek Plepi i propozoi për lidhje Linda Morinës, por ajo refuzoi dhe tha se do të mendohet.

Ndërkohë publiku shpërtheu në ovacie dhe duartrokitje.

Lek Plepi: Meqë Linda më tha futja vetes unazën, unë po i them se ia kam futur vetes, qëkur kam bërë bashkëpunimin me të dhe jam shumë i kënaqur. Por mendova t’ia fus edhe Lindës që t’i shijojë ashtu siç më shijoi mua, kur ia futa vetes.

Arian Çani: Lek ti duhet të jesh i përmbajtur dhe me fjalë të buta e të ëmbla. Duhet të presësh gjithë jetën për Linda Morinën, apo jo Linda?

Linda Morina: Po, bravo./tvklan.al

Artikulli paraprakAmbiciet energjitike të Turqisë
Artikulli tjetërVideo/ Linda Morina dhe Lek Plepi “thyejnë” rrjetin me një duet