Gazetari Dragan Pavlloviq Llatas sot për herë të parë u ul në bankën e të akuzuarve për rastin “Total” të Prokurorisë Speciale Publike. Mbrojtja e Llatasit para fillimit të diskutimit kërkoi që t’i shoh transkriptuat e 14 “bombave” të cilat Prokuroria Speciale Publike po i përdor si dëshmi kundër tij.

Avokatja Snezhana Saviq theskoi se pa i parë transkriptat e bisedave nuk mund të fillojnë seancat. Prokurorja nga ana tjetër tha se i akuzuari ka pasur mundësi që t’i dëgjojë ato, askush nuk e ka ndaluar.

“Pas përfundimit të hetimit, i akuzuari dhe avokati janë ftuar që t’i dëgjojnë bisedat e përgjuara, por nuk e kanë bërë këtë”, theksoi Elizabeta Josifoska, e cila kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes.

Gjykatësja Sllavica Naumovska e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes dhe u ndau transkripta nga bisedat e përgjuara që, siç tha ajo, të fillojnë me përmbajtjen e audio materialeve.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me fshehte të takimit, ku dyshohet se një person për t’iu shmangur tatimit ka dhënë dëshmi të rrejshme. Sipas asaj që tha PSP, personi në fjalë ka qenë drejtues dhe pronar i disa agjencive për marketing “Total”, “Media Maks” dhe “Total Media Center”. I dyshuari ka fshehur tatim prej 121.414 euro.

Artikulli paraprak25 Fakte interesante për disa shtete të Evropës
Artikulli tjetërShefi i spiunazhit britanik MI5: Rusia po përhap gënjeshtra për të shkatërruar Perëndimin