Brenda dy vitesh janë regjistruar 12 sulme ndaj gazetarëve ndërsa në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017, rezultatet e MPB-së thonë se ka pasur 47 sulme ndaj gazetarëve. Vetëm për 7 nga të gjitha këto sulme është ngritur kallxim penal. Për gjashtë raste tjera, sulmuesit e gazetarëve janë kallëzuar penalisht nga ndonjë palë tjetër, tha sot Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në konferencën për shtyp kushtuar sulmeve ndaj gazetarëve.

15 raste nuk janë zbardhur fare për shkak të fshehjes së fakteve nga pjesëtarë të Punëve të Brendshme. Për këtë arsye Ministri i Brendshëm Spaskovski tha se nuk ka besim në disa pjestarë të MPB-së të cilët ishin punësuar në kohën kur me MPB-në udhëhiqte VMRO-DPMNE-ja. Madje, sipas tij, as sanksionimi i këtyre peronave për fshehje të fakteve nuk është i mundur falë ligjit aktual për Punë të Brendshme.

Artikulli paraprakGreqi, doganierët në grevë 24-orëshe, “paralizohet” kufiri me Maqedoninë
Artikulli tjetërReceta e Trump për kaos në Lindjen e Mesme