Duma shtetërore ruse pritet të miratojë kërkesën e presidentit rus, Vladimir Putin që Dmitry Medvedev të vazhdojë edhe për një mandat në postin e kryeministrit.

Putin, i cili bëri betimin të hënën për mandin e katërt si president, e ka dërguar kërkesën që Medvedev të jetë edhe për mandat në postin e kryeministrit, në Dhomën e Ulët të Parlamentit, vetëm pak orë pas inaugurimit të tij.

Duma ruse dominohet nga partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, ku Medvedev është drejtues.

Sipas Kushtetutës ruse, Qeveria është e detyruar që të hapë dorëheqje, kur presidenti nis mandatin e ri.

Kryeministri është numri dy në hierarkinë ruse dhe ka përgjegjësi kryesisht për çështje ekonomike dhe i përgjigjet presidentit./kk/