Kreu i VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzon kryeministrin Zoran Zaev për e shitjen e tokave për ndërtim familjarëve të tij. Mickoski tha se Zaev në kohën kur ishte kryetar i Strumicës ka realizuar marrëveshje me kompaninë “Total Inzhinering” në pronësi të vëllait të tij, Vice Zaev, për investim në ndërtesa shtatë katëshe. Procedura siç tha Mickoski ka filluar në dhjetor të vitit 2014 kur është zhvilluar oferta publike për shitjen e pronave ndërtimore në komunën e Strumicës. Në ankand është paraqitur vetëm Sashko Bërndevski, partneri i biznesit në njërën nga kompanitë e Vice Zaevit.

Në ankand janë ofruar 2.300 denarë për metër katrorë, bëhet fjalë për parcelë prej 18.462 metra katrorë. Në shkurt të vitit 2016 Sashko Bërndevski merr nga Komuna e Strumicës miratim për ndërtimin e 8 ndërtesave 7 katëshe. Në muajin e njëjtë Bërndevski ka realizuar marrëveshje për bartjen e të drejtës së ndërtimit të parcelës me personat juridik të kompanisë “Total inzhinering” në pronësi të Vice Zaevit, dhe SH.A Pellagonija Strumicë në bordin drejtues të së cilës në atë kohë ishte Trajçe Zaev, kushëriri i Zoran Zaevit – tha Hristijan Mickoski, VMRO- DPMNE./Alsat-M

Artikulli paraprakE RRALLË: Zbulohen 70 fotografitë që na i fshehu diktatura, ja si dukej Shqipëria që s’është më
Artikulli tjetërFinancial Times: E ardhmja e Maqedonisë mbetet nën dyshime