Të gjithë ata që po agjerojnë hajnë syfyrin në shtëpitë e tyre dhe vendet ku ndihen rahat gjatë muajit ramazan, mirëpo dikujt kjo po i pamundësohet, syfyri për minatorët e Trepçës po bëhet në thellësi mbi 800 metra, saktësisht në minierën e Stantërgut.

Ata për të cilët thuhet se e kanë bukën me shtatë kore dhe shujtën modeste, ashtu siç e kanë edhe natyrën.Dora nxjerrë nga puna në nëntokë, tregon për vështirësitë në këtë minierë.

Zeqir Ibishi, minatori më i vjetër, përkundër moshës e agjëron ramazanin.

Ibishi, që për 42 vite jetë ia ka falur Trepçës, i dërgon të fala kryeministrit që minatori mos të përfundojë në fund me një pension prej 75 eurosh.

“Që 42 vjet punojmë kurrfarë të drejtash nuk kena. Të fala i çoj kryeministrit Haradinaj,… ia kena çu kërkesat, as nuk kena të drejt më dal në pension me kushtet që i kemi pas më herët. Minatori 56 vjeçar merr pension 75 euro..”, ka thënë Ibishi për RTVD.

Artikulli paraprakUdhëtonte për në punë, pa e ditur se në veturë i ka hyrë një gjarpër gjigant (Video)
Artikulli tjetërShërbimet sekrete gjermane lejohen të kontrollojnë operatorët e internetit