Vllado Misajllovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së ka dalë në konferencë shtypi përmes së cilës ka kritikuar ashpër qeverisjen e LSDM-së në vend.

Sipas tij, në këtë qeverisje ka rrena, shthurje dhe rënim të ekonomisë, dhe se jetë ka vetëm për Zaevin, Angjushevin, Vicen, Sheqerinskën dhe funksionarët tjerë të LSDM-sëMisajllovski shprehet se një vit e qeverisjes së LSDM-së paraqet një vit ngecje, pasi që ekonomia po fundoset, e qeveria nuk ka plan, e as që di ta udhëheq shtetin.

Ai thotë se borxhi publik do të rritet në gjashtë miliardë euro, kurse huamarrjet milionëshe janë të patolerueshme, pasi që nuk ka as investime kapitale.

Madje, Misajllovski thotë se kjo qeverisje vetëm se ka vazhduar me projektet që i nisi qeverisja e kaluar.

Ai e përmbylli me fjalët se nuk ka asgjë nga ajo që u premtua nga qeverisja e kartelit kriminal të Zaevit.