Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme të BE-së Federika Mogerini, mëngjesin e sotëm pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në Bruksel doli me një deklaratë për mbështetje të procesit për gjetjen e një zgjidhje të emrit. “Të gjithë jemi shumë të inkurajuar nga përparimi mes Shkupit dhe Athinës për emrin, të gjithë do të punojmë për ta mbështetur dhe do të bashkohemi për rezultat pozitiv”, deklaroi Mogerini./am/