Një video ku një djalë saudit hidhet përpara një kamioni që po ecte me shpejtësi është bërë virale në rrjetet sociale.

Djali po kërcente mbi një makinë e cila ishte ndaluar në një rrugë me shumë trafik. Në një moment ai hidhet nga makina dhe kërcen në rrugë, ndërsa kamioni vinte me shpejtësi.

Sekondat e kanë ndarë nga vdekja.

Policia arrestoi personin sapo videoja bëri xhiron në mediat sociale. Sipas Khaleej Times, i dyshuari është një adoleshent.

Incidenti ndodhi në një autostradë në Medinë.

Artikulli paraprakTurqi, aksidentohet autobusi i pasagjerëve, një i vdekur dhe 16 të plagosur (VIDEO)
Artikulli tjetërSopotasit kërkojnë dëmshpërblim për kohën e kaluar në burg, më së paku 200 euro ditën (Video)