Banorët e fshatit Radushë me vite të tëra përballen me mungesën e transportit publik. Ata udhëtojnë me tren i cili qarkullon vetëm dy herë gjatë ditës dhe me furgona privat të cilët nuk kanë linjë të rregullt. Mungea e transportit publik rrëndon më shumë punëtorët dhe nxënësit. Këtë ta fundit në të shumtën e rasteve janë të detyruar ti lëshojnë orët e fundit për shkak të mungesë së transportit.

Në këtë fshat nuk ka asgjë, komuna nuk interesohet, gjithçka shkon nga e prapa.06:00-13. Për autobusët nuk mund të mbështetemi tek shteti, nuk bëjnë asgjë. Shteti një tren na ka lëshuar edhe ai tren ndonjëherë me javë nuk vjen.06:18-21 Vetëm na gënjejnë dhe na manipulojnë.06:24-33 Në qoftë se bëhet le të bëhet si duhet të ketë rregull, dhe jo vetëm ta lëshojnë njëherë e pastaj autobusi mos të vij.

Le të lëshohet autobusi, por autobusi duhet të vij më shpesh në këtë fshat dhe jo vetëm njëherë – ankohen banorët. 

Bashkësia lokale e fshatit Radushë ka dërguar kërkesë deri tek komuna e Sarajit për zgjidhjen e kësaj çështje. Ndërkohë që shprehen skeptik, ngase sipas tyre kërkesa të ngjashme kanë dërguare dhe në të kaluarën, por gjithnjë kanë hasur në vesh të shurdhër.

Problemi i transportit publik në Radushë është shumë i vjetër, ne më herët kemi pas vetëm trenin që na ka lidhur me Shkupin.00:35- 48Ne vendosëm si Bashkësi lokale të bëjmë një kërkesë të re deri tek komuna e Sarajit mirëpo deri tash nuk kemi marr asnjë informacion nga komuna as me shkrim as gojarisht – deklaroi Adis Nazifi- Sekretar i bashkësisë lokale Radushë.

Nga Komuna e Sarajit pohojnë s e kanë pranuar kërkesën nga Bashkëisa lokale e Radushës dhe se të njëjtën e kanë dërguar në Qytetin e Shkupit.

Sapo e dërgova kërkesën e bashkësisë lokale të fshatit Radushë prej Komunës së Sarajit që kanë nevojë për transport publik.08:00-08:04 Ne jemi të detyruar me ligj ta përcjellim atë kërkesë dhe ne këtë e kemi bërë.08:24 -32Në afat prej dy javësh ata do ta informojnë komunën e Sarajit për masat të cilat do të ndërmerren në të ardhmen.08:49-09:01 Nga Qyteti patën një vërejtje se rruga për në Radushë është e ngushtë edhe pse rruga është e cilësisë së mirë dhe do të shihet mundësia me minibus – tha Xhelal Jakupi- Sekretar i komunës Saraj.

Edhe vendbanimet Krushopek, Llokë dhe Gërçec të cilat janë shumë afër Sarajit nuk janë të përfshira me transport publik. Edhe nga këto vendbanime janë dërguar kërkesa të njëjta por deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

Elmedina Aliji

Artikulli paraprakPesë gjërat që arrijnë t’i kuptojnë vetëm njerëzit inteligjentë
Artikulli tjetërTetovë, probleme me qendrën e testimeve për lejet e drejtimit (VIDEO)