Dy ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias nesër dhe të premten do të marrin pjesë në forumin katërkëndësh ku do të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga Bullgaria dhe Shqipëria, transmeton Portalb.mk.

Pas takimit të fundit të Dimitrov dhe Koxias në Vjenë, ndërmjetësuesi i çështjes së emrit, Metju Nimic tha se të dy palët mbeten të përkushtuara në zgjidhjen e çështjes së emrit, pa dhënë detaje tjera rreth negociatave.

Kryeministri Zoran Zaev tha se procesi duhet të zhvillohet me kujdes, por edhe të tregohet kreativitet në gjetjen e zgjidhjes së emrit. Ai tha se ka mundësi për zgjidhjen e emrit gjatë hapjes së Kushtetutës për hyrje në BE.