Udhëheqësit populistë të Italisë, të zemëruar nga një ofertë e dështuar për qeverisje, kanë filluar të mobilizohen për zgjedhje të parakohshme, raportojnë mediat vendase, ndonëse kryeministri i emëruar Carlo Cottarelli po krijon një kabinet për t’ia paraqitur kryetarit të shtetit.

Italia po kalon një krizë kushtetuese dhe politike, nga përplasja e forcave pro dhe kundër eurozonës. Me një zgjedhjet e përgjithshme që priten që në fillim të shtatorit, dy partitë kryesuese në zgjedhjet e marsit, Lëvizja Pesë Yje dhe Liga anti-emigrante, po paralajmërojnë një periudhë të pasigurt për ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

Cottarelli, një ish-zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar i zgjedhur nga Presidenti Sergio Mattarella për të formuar një administratë të përkohshme, mund të takohet me kreun e shtetit sot, sipas një zyrtari të lartë qeveritar, i cili kërkoi të mos identifikohej, shkruan sot Bloomberg.

Cottarelli, 63 vjeç, mund të shërbejë si kryeministër dhe ministër i financave, tha zyrtari.
Ndërsa Cottarelli punonte në një zyrë të caktuar prej tij nga parlamenti i Romës, kreu i Pesë Yjeve Luigi Di Maio kundërshtoi vendimin e presidentit, duke vendosur ton të fortë për një fushatë të egër. Ai bëri thirrje për një demonstratë në Romë më 2 qershor, një festë që shënonte lindjen e Republikës së Italisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Qytetarët mobilizohen

“Unë i bëj thirrje qytetarëve që të mobilizohen, të dëgjohet zëri i tyre,” tha Di Maio në një video në Facebook.
Jehona e krijuar nga kreu i Lidhjes Matteo Salvini, ka për qëllim mobilizimin e popullatës për protesta në sheshin e vendit gjatë fundjavës. Di Maio tha se e kishte varur flamurin italian nga dritaret e zyrave parlamentare të Pesë Yjeve dhe u kërkoi mbështetësve të bënin të njëjtën gjë.

Yieldet e obligacioneve qeveritare dyvjeçare të Italisë u rritën 40 pikë bazë të hënën dhe rezervat italiane u zhvlerësuan në të gjithë Evropën. Euro ra 0.2 për qind, niveli më i dobët kundrejt dollarit në gati shtatë muaj.

Në një jehonë të krizës së borxheve të Europës, Kancelarja gjermane Angela Merkel përmendi rregullat e eurozonës kur u pyetën për Italinë gjatë një konference në Berlin.

“Duhet të kemi një vështrim shumë të afërt se ku mund të bashkëpunojmë me qeverinë, por gjithnjë kujtojmë se kemi parime në zonën e euros”, tha ajo të hënën.

‘Marsi’ në Romë

Kabineti i Cottarellit do të kërkojë një votëbesim në parlament, ku shumica e partive janë gati të shkojnë për zgjedhje të parakohshme. Të dy partitë populiste hodhën poshtë Cottarellin, edhe para se të caktohej një qeveri dhe Silvio Berluskoni tha të hënën se partia e tij do të votojë kundër ish-zyrtarit të FMN.

Cottarelli tha se do të planifikojë një zgjedhje të përgjithshme “pas gushtit” nëse qeveria e tij humbet votat e besimit.
Pesë yje dhe Liga kanë denoncuar Mattarella, 76 vjeç, për manipulimin e ekonomistit euroskeptik Paolo Savona si ministër i financave në qeverinë populiste, tani të shpërbërë. Krerët e partisë thonë se Mattarella iu nënshtrua presionit nga investitorët dhe vendet si Gjermania, kur vuri veton ndaj Savonës, duke u mohuar atyre qeverisjen. Di Maio u zotua që presidenti duhet t’i kërkojë falje.

Andrea Marcucci, kreu i Senatit për Partinë Demokratike të Italisë, i krahasoi planet e populistëve të ngjashme me demonstratën masive të Benito Musolinit në Romë në vitin 1922, gjë që çoi në ngritjen e pushtetit të diktatorit fashist.(monitor)