Mijëra vetë janë evakuuar nga brigjet e Floridës, ndërsa rajoni përballet me stuhinë nëntropikale, “Alberto”.Kjo është stuhia e parë që prek tokën për sezonin e uraganëve, që zyrtarisht fillon më 1 qershor.“Alberto” pritet të sjellë reshje të dendura dhe erëra deri në 100 km rreth shteteve jugore, siç bëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Stuhia, që gjendej 185 km në jug të qytetit të Panamasë në orën 1 të natës, fitoi fuqi ndërsa po i drejtohej veriut, përmes Gjirit të Meksikës, duke sjellë me vete paralajmërimin për përmbytje të rrezikshme për jetën.Nga Mississippi deri në Georgian perëndimore pritet të bjerë deri në 30 cm shi, ndërsa zonat në nivel të ulët pritet të përmbyten.

“Alberto” vjen gjatë fundjavës, kur amerikanët shënuan atë që njihet si “Dita e Kujtesës”, e pritet të shkaktojë probleme të rënda në qarkullim, ndërsa qytetarët kthehen nga pushimet.Vitin e kaluar, një numër uraganësh vdekjeprurës goditën Shtetet e Bashkuara dhe Karaibet. Porto Riko vazhdon ende të përballet me pasojat dhe shkatërrimet e lëna pas nga uragani “Maria” në muajin tetor./Top Channel

Artikulli paraprakMilionerët e Parlamentit…(VIDEO)
Artikulli tjetërShkencëtari japonez që fitoi Nobelin tregon si pastrohet trupi gjatë Ramazanit