Një i vdekur dhe qindra persona të evakuar është bilanci i përmbytjeve të shkaktuara nga shirat dhe stuhitë në Britaninë e Madhe, mbi të gjitha në zonën e West Midlands.

Viktima, një 80-vjeçar, u rrëmbye nga ujërat teksa gjendej në makinë në Walsall, në Northamptonshire.

Reshjet nuk kanë kursyer as dëmet në Birmingam, ku në një orë ranë shirat e një muaji duke nxjerë jashtë funksionit rrugë, qendra tregtare dhe banesa.

“Këto reshje kanë përfshirë edhe zona të tjera të Anglisë dhe Uellsit”, thekson zyra e parashikimit të motit, që thekson se në Londër në orët e para të së dielës kishte patur 15,000 shkarkesa atmosferike.

Pas shirave, temperaturat kanë filluar të ngrihen deri në 29 gradë Celsius, një rekord absolut për një fundmaji në Britaninë e Madhe.