Në një video inçizim të siguruar nga prokuroria duken thuajse të gjithë të akuzuarit për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës duke e shqelmuar dhe goditur me grushte Selën e shtrirë në tokë mbi bark, raporton SHENJA.

Fillimisht Selën e godasin në kokë dhe ai duket se ka humbur barazpeshën, e mban kokën me dorë. Më nuk e mbajnë këmbët, ndërsa më pas një njeri tullac e kap për krahu dhe e tërheq në turmën e tërbuar e cila menjëherë i mblidhet mbi kokë dhe e godet me sa fuqi ka, në kokë e trup. Sela është i shtrirë në tokë pa ndihmë, vetëm dëgjohet kohë pas kohe dikush që thotë lëreni njeriun, mjaftë.

Personi që e kap Selën dhe jep sinjale se ku është ai duket të jetë Nikolla Vojminovski. Më parë Aleksandar Janevski Toshtas i bërtasin shokët dhe i thonë sille këtu Selën, ndërsa ai u thotë ja ku është.

Por nuk e hedh Selën në turmë, ia marrin prej dore. Meqë është i kthyer në bark, Selës nuk i duket fytyra.