Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me diell gjatë paradites, ndërsa vranësirat pritet të shfaqen gjatë pasdites.

Poashtu, pritet që të ketë edhe reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima e vetëtima. Do të fryj erë mesatare, që në luginë të Vardarit do të forcohet në drejtim juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7 e deri më 15 gradë Celsius, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 22 e deri më 29 gradë.