Edhe sot moti në Maqedoni pritet të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe erë që fryn nga veriu.

Pasdite parashikohet të ketë rritje të vranësirave, të cilat mund të shoqërohem me shi dhe stuhi. Temperaturat maksimale ditore do të shkojnë nga 20 në 29 gradë celsius.

Në ditët në vijim, vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me reshje të shiut, stuhi dhe erë, sidomos pasdite.

Deri në fund të javës, moti parashikohet të jetë i ndryshueshëm, i vrenjtur e me shi. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në intervalin prej 6 deri në 15 gradë dhe gjatë ditës nga 18 në 28 gradë celsius. /SHENJA/

Artikulli paraprakKurrë mos e mbani urinën gjatë, ja pse
Artikulli tjetërVuçiq: Cilado qoftë zgjidhja me Kosovën, nënkupton fundin tim politik