Në Kosovë po zbatohet një fushatëqë për qëllim ka akuzimin e serbëve, që qëllimisht kanë kryer akte dhune ndaj 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës atje brenda viteve 1998-1999, deklaroi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

”Në Kosovë po zbatohet aksion i planifikuar nga një grup lobistësh, përkatësisht, agjencion marketingu, të cilët duan të shfrytëzojnë synimin që në botë po udhëhiqet lufta kundër dhunës ndaj grave, kundër dhunës seksual, sidomos gjatë kohës së luftës, prandaj tani në Kosovë ekzistojnë lista dhe peticione ku janë paraqitur mëse 20 mijë gra, të cilat janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, brenda periudhës së viteve 1998-1999”, deklaroi Daçiq për mediet serbe, transmeton RTK.

Tutje, Daçiq shtoi se ”për të qenë më bindës, lobistët kanë shënjestruar tre emra të njohur të ushtrisë serbe: Mirosllav Ullemek-Llegia, Nebojsha Pavkoviq dhe Goran Radosavleviq-Guri”.

Sipas Daçiqit ”pikërisht për këtë shkak, në secilën seancë të KS të OKB-së, ambasadorja e Kosovës, Flora Çitaku, diskuton për dhunën seksuale ndaj grave shqiptare, ndërsa ne na vjen keq disi të gënjejmë, madje edhe për të përmendur viktimat reale “.

“Natyrisht, nuk e kuptuam se si funksionon rendi i ri botëror”, vëren kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.