Mënyra se si ushqeheni është mjaft e rëndësishme për shëndetin e trurit.

Sipas hulumtuesve, konsumimi i rregullt i perimeve dhe peshkut ndikon mjaft mirë në ruajtjen e ‘freskisë’ së trurit.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Universiteti ‘ Erasmusit në Roterdam, rezulton se personat që konsumojnë perime dhe peshk, kanë një vëllim më të madh të trurit.

Drejtuesi i studimit, Dr. Meike Vernooij ka deklaruar se ky vëllim më i madh ndikon në rritjen e aftësive njohëse nga personi në fjalë.

Ndaj ai këshillon që në menynë tonë, kurrë të mos mungojnë perimet dhe peshku.

Dieta e shëndetshme mund t’i mbajë njerëzit të mençur dhe të kujdesshëm./a.m.

Artikulli paraprakTrump-Kim Jong-unit: Mund të kesh të njëjtin fat si Gaddafi!
Artikulli tjetërPakënaqësi në LSDM për Amdi Bajramin, Zaevi në dilemë?