Një përleshje masive ka ndodhur në një burg në Itali.

Një grup shqiptarësh dhe nigerianësh janë përleshur në ambientet e burgut të Solliçiano, Firenze.

Zënka ka qenë masive dhe në të kanë marrë pjesë të paktën 15 të dënuar.

Siç shkruajnë mediat vendase, ata që e kanë pësuar më keq kanë qenë nigerianët, sepse pas ndërhyrjes së policisë janë shtruar në spital.

Lajmin e ka konfirmuar edhe sekretari i sindikatës së Policëve të Burgjeve, Eleuterio Grieco i cili ka kërkuar rritjen e numrit të punonjësve nëpër burgje për shkak të këtyre situatave, bën të ditur SYRI.net.

Duket se rritja e numrit të të dënuarve ka sjellë edhe këto problematika të mëdha në burgjet italiane.

Shumë prej të dënuarve, thotë Eleuterio Grieco, në fakt nuk e kanë vendin në burgje të sigurisë së lartë, por fakti se nuk ka institucione të tjera futen në këto këtu.