Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit u shënua në një atmosferë jo të mirë. Të revoltuar me rastet e pazgjidhura të sulmeve ndaj gazetarëve gazetarët u shprehën të pakënaqur me reformat e deritanishme në media. Ministri për Transparencë Robert Popovski tha se ligji i ri i mediave bindshëm do të përmirësojë lirinë e shtypit në vend, duke kërkuar nga opozita që ta mbështesë të njëjtin.

Ligji tani është në procedurë parlamentare. E shfrytëzoj rastin që ti bëj thirrje opozitës që mbështet ligjin për media për arsye se ky ligj garanton pavarësi dhe profesionalizëm të Agjencisë së Mediave, të organeve dhe anëtarëve të Agjencisë së Mediave si dhe këshillat dhe kuadrot e televizionit publik – deklaroi ministri i transparencës Robert Popovski. 

Kryetari i SHGM-së tha se akoma ka raste të pazgjidhura të dhunës ndaj gazetarëve. Sipas tij, politika e Qeverisë aktuale dallon nga ajo e kaluara në aspekt pozitiv, megjithatë, përmendi mungesën e transparencës dhe bashkëpunimit me gazetarët në disa dikastere.

Dua ta rikujtojë qeverinë për angazhimet e mara për të respektuar lirinë e shtypit, ajo e ka obligim që të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe të ndërpres politikën e mosndëshkimit të sulmeve ndaj gazetarëve. 0 tolerancë për sulmet ndaj gazetarëve. Dhunuesit duhet të përgjigjen për sulmet e kryera – deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Reformat në media dhe liria e shtypit janë çështje të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të vendit, tha përfaqësuesi i delegacionit të BE-së. Lukas Holub tha se duhet të ketë 0 tolerancë për kërcënimet dhe dhunën ndaj gazetarëve, duke thënë se ende mbetet shumë për tu bërë.

Partitë politike duhet të veprojnë menjëherë ndaj anëtarëve të tyre, në rast se ata i kërcënojnë gazetarët. Duhet të ketë 0 tolerancë për sulmet ndaj gazetarëve. Raportimi i drejtë dhe liria e shtypit janë çështje shumë të rëndësishme për Bashkësinë Evropiane. Por, edhe gazetarët duhet të raportojnë saktë dhe pa tendenca – deklaroi përfaqësues i BE-së Lukas Holub.

Vetëm në 5 mujorin e parë të vitit 2018 ka pasur më shumë se 5 raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve, përfshi edhe vet kryetarin e SHGM-së, Naser Selmanin.

Besian Leka