Mbajtja e takimit ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-Un’it, varet prej liderit të Koresë së Veriut, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Takimi është caktuar të mbahet më 12 qershor në Singapor, ndërsa ditëve të fundit mediat paralajmëruan se takimi mund të shtyhet për ndonjë datë tjetër, transmeton GazetaMetro.net

“Ai (Kim) ka kërkuar takimin, presidenti (Trump) pranoi. Kam shumë shpresë që takimi do të mbahet”, tha Pompeo.

Pompeo bëri të ditur se lideri koreano-verior i ka kërkuar haptazi amerikanëve që në këmbim për të hqur krejtëisht dorë nga armët bërthamore, dëshiron të marrë ndihmë ekonomike dhe garanci lidhur cështjet e sigurisë.

“Ne jemi optimistë”, tha Pompeo, që është takuar 2 herë me Kim’in në Pjongjang.

“Keemi folur për synimet e përbashkëta, cka kërkon bota dhe Amerika, dhe cfarë kërkon të marrë Koreja e Veriut”, u shpreh Pompeo.

Ai tregoi se Kim i kishte pranuar haptazi se rritja ekonomike dhe mirëqenia e popullit varej nga ndryshimi i strategjisë.

Pompeo tregoi se si kundërshpërblim, Kim kishte kërkuar “ndihmë ekonomike dhe granaci për siguri”. /gazetametro.net