Shyhrete Behluli e ka lansuar këngën e saj më të re.

‘Veç ty të kam dasht’ titullohet ky projekt muzikor të cilin këngëtarja sapo e ka publikuar në kanalin zyrtar në Youtube.

Teksti është shkruar nga Ilir Berani dhe flet për dashurinë e ndarjen ndërsa këngëtarja duket energjike dhe me shumë stil në videoklipin e punuar deri në detaje nga EMFCreative.

Për muzikën poashtu u kujdes Iliri, me orkestrim është marrë Miti Geci.

Pas disa bashkëpunimesh me tematika të ndryshme kjo është kënga e saj e parë solo e cila premton të jetë shumë e dëgjuar.

Artikulli paraprakTri gjëra që ju tregojnë se po flisni me një psikopat
Artikulli tjetërPeru: Kapet 1 ton kokainë