Nesër nga ora 11:00 në pikën kufitare Llojan-Miratoc, nga Komuna e Likovës në pjesën e Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Preshevës në pjesën e Republikës së Serbisë në mënyrë paqësore për nder të Ditës së Evropës, do të grumbullohen, dhe siç njoftojnë do të dërgojnë një mesazh të qartë: “Duan qarkullim të lirë, duan hapjen e kufirit!”.

Gjithashtu thuhet se Komuna e Preshevës do ta ngrejë zërin e saj tek Qeveria e Republikës së Sërbisë, ndërsa Komuna e Likovës tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Por bëjnë thirrje tek të gjithë që të marrin pjesë masovikisht, dhe gjithashtu në fund në shenjë senzibilizimi do lëshohen pëllumba të bardhë si dhe tullumbacë të kaltërt dhe të bardhë, duke ua bërë “me dije LIRINË!”.

Artikulli paraprakPRESHEVA E LIKOVA KËRKON HAPJEN KUFIRIT LLOJAN-MIRATOC
Artikulli tjetërMickovski: Komandant Hoxha në vend që të sanksionohet, ai merr post në Qeveri