Presidenti Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Sigurisë.

Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe zyrtarët e tjerë që janë pjesë e këtij Këshilli ndodhen në ambientet e Presidencës.

Mësohet se Këshilli i Sigurisë është mbledhur rreth orës 16:00, ndërsa po vazhdon ende.

Në këtë takim besohet se po diskutohet për akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri./sn/

Artikulli paraprakSHBA, lëshohen dokumente të reja për ndërhyrjen ruse në fushatë presidenciale
Artikulli tjetërGjermania e përkushtuar të qëndrojë në paktin bërthamor