Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka dalë nga spitali të hënën pas një qëndrimi tetëditor dhe kurimi për atë që zyrtarët thanë se ishte një infeksion në mushkri.

“Falenderoj Zotin që kam dalë nga spitali shëndoshë e mirë dhe do t’i kthehem punës nesër”, tha lideri 82-vjeçar, i veshur me kostum dhe i qeshur, para se të largohej nga spitali në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Abbas, i cili është një duhanpirës i madh, u shtrua në 20 maj për teste mjekësore në vesh. Zyrtarët më pas thanë se ai ishte duke u kuruar për pneumoni. Abbas, që u shtrua në spital për kontrolle mjekësore edhe gjatë një udhëtimi për në Këshillin e Sigurimit në OKB në shkurt, u bë president pas vdekjes në 2004 të Yasser Arafat.

Presidenti i mbështetur nga perëndimi ndoqi bisedimet e paqes me Izraelin, por ato u prishën në vitin 2014 dhe mandati i tij demokratik përfundoi. Nuk ka pasur zgjedhje presidenciale që nga viti 2005 dhe mandati zyrtar është vetëm 5 vjet. Autoriteti i presidentit është i kufizuar në thelb pas pushtimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli dhe me grupin Hamas që kontrollon Rripuin e Gazës./SYRI.NET/