Në mes të turbullirës politike italiane, i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Shefi i qeverisë shqiptare ishte i ftuar special në Panairin e Librit në Torino si autor i librit “Kurban”-”Il sacrificio”, që është përkthyer këtë vit edhe në Itali.

Pjesmarrja e tij nuk kaloi pa incidente. ‘La Stampa’ e Torinos ka raportuar se gjatë promovimit të librit të Ramës në Panairin e Librit në Torino, shqiptarë rezident në Itali kanë protestuar me pankarta në të cilat kishin fotografinë e Ramës teksa shtrëngonte duart me Ministrin e Brendshëm italian Marco Minniti.

Ata e kanë akuzuar kryeministrin Rama se ka lejuar që vëllai i Ministri Xhafaj ti shpëtojë drejtësisë. Mësohet se protestusit shqiptarë janë shoqëruar nga policia italiane por janë lënë të lirë vetëm pak minuta më pas./am/