Kryeministri Edi Rama reagon pas deklaratave të ambasadorit amerikan Donal Lu. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë thotë se ai “flet për vete, dhe miku ynë Lu flet për veten e vet.

“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës vjen pas deklaratës së dhënë nga Donald Lu për mediat, i cili ka deklaruar se kryeministri duhet të flasë në emrin e tij. “Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e ministrit Xhafaj”, është shprehur Lu./TCH/

Artikulli paraprakRaporti i Avokatit të Popullit përplas shumicën dhe opozitën
Artikulli tjetërAksion i MPB-së, kapen persona për organizimin e garave të paligjshme në Shkup (VIDEO)