Gjykatësja Dobrilla Kacarska e dënoi Nikolla Gruevskin me 2 vjet burg efektiv pasi e shpalli fajtor për ndikim në veprime të paligjshme.

Ndërsa Gjoko Popovskin e dënoi me burg prej gjashtë, 6 vitesh dhe gjashtë muajsh burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ata u obliguan ti paguajnë edhe harxhimet e gjykimit.

“Është nderë të jesh kryeministër. Ai duhet të kujdeset për interesat e qytetarëve. Por edhe çdo funksionar duhet ta dijë se e ka për obligim transparencën ndaj qytetarëve që janë taksapaguesit, dhe mbushësit e buxhetit. Kryeministri nuk guxon që ti nënçmojë kështu qytetarët siç ka bërë Gruevski. Ai duhet tua ruajë interesin.

Edhe Gjoko Popovski ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke dëmtuar interesin publik, tha Kacarska.

Sipas Kacarskës, ai ka porositur makinë luksozë 600 mijë eurosh mbi shpinën e buxhetit të Ministrisë së Brendshme dhe ka kërkuar edhe favorizimin e kompanisë Mak Auto Start duke e ditur se ajo është kompania e vetme e cila importon makina të tilla luksoze të tipit Mercedes. Kacarska kujtoi se gjatë gjykimit janë prezantuar një mori provash në mbështetje dhe kundërshtim të akuzës, por më shumë kanë peshuar ato që e mbështesin. Kacarska tha se është i qartë favorizimi i kompanisë pasi që gjithë specifikat e Mercedesit që i ka vetëm ai, janë vendosur si kusht në tender. Gjykatësja kujtoi se Gjoko Popovski poashtu ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij.

Gjykatësja Kacarska kujtoi edhe deklaratat e dëshmitarë të mbrojtjes që të gjithë flisnin për makinën e vjetër që ju ma mbetur në rrugë vazhdimisht, por ajo tha se ky tender i paligjshëm është pjesë e akuzës e jo makina e vjetër.

Kacarska kujtoi se ndaj Gruevskit janë ngritur pesë akuza të ndryshme me dënime të mundshme të larta. Për bashkim kriminel, financim të paligjshëm zgjedhor dhe cënim të së drejtës së votës prandaj.

I akuzuari Nikolla Gruevski nuk ishte në sallën e gjykatës kur shqiptohej dënimi për të, një e drejtë që i takon me ligj./shenja/