Rikonstruimi i rrugës Gostivar-Kërçovë duhet të përfundojë deri në fund të muajit gusht, ndërsa autostrada Shkup-Tetovë brenda 20 ditëve të ardhshme. Këtë lajm të mirë për shoferët e pohoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Sugareski tha se është e rëndësishme që projektet të jenë cilësore dhe jo të hidhet vetëm asfalt. Sipas tij edhe rruga Gostivar-Tetovë është projekt i radhës i cili duhet të realizohet në disa faza dhe do të kushtojë 100 milionë euro.

Ai tha se mjetet për këtë aks do të sigurohen nga fondet IPA dhe Banka Evropiane për Zhvillim.