Saimir Tahiri ka hequr dorë nga mandati i deputetit për tu përballur si qytetar i thjeshtë me hetimet që kanë nisur ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës.

Në një konferencë për mediat, deputeti i sapodorëhequr tha se do të përballet jo vetëm me drejtësinë, por edhe me palaçot politikë, siç ai quan jo vetëm përfaqësues të opozitës që e kanë sulmuar prej kohës që ai ishte minsitër i brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, por edhe përfaqësues të qeverisë në 25 vite që sipas tij vetëm kanë vjedhur në kurriz të shqiptarë.

Tahiri foli për një gjyq politik që po i bëhet, duke e quajtur gjyq nga djaj të politikës shqiptare. Ai shtoi se 6 muajt që ka heshtur nuk janë aspak shprehje e frikës së tij, por faktit që ka dashur të përballet vetëm me drejtësinë dhe jo me akuzat politike.

“Nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit, deri kur të zbardhet e vërteta

Si qytetar i thjeshtë me të drejtën time me familjen time me miqtë e mi dhe me gjithë njerëzit që më besojnë ende do përballem me drejtësinë me ligjin, siç do përballem me palaçot në politike. Nuk do të dorëzohem në asnjë çast. Ja ku më keni si qytetar të thjeshtë. Kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para. Unë jam Saimir Tahiri dhe nuk kam nevojë për mandat dhe imunitet për tu përballur me palaçot e politikës sot dhe sa të kem fuqi”, tha Tahiri.

“Oligarkët që i palluan në tendera”, tha Tahiri duke shtuar se si për një spital një rrugë janë paguar nga 4-5 herë. I quajtur si koka që po mban peng integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Tahiri u shpreh: “Jam shum i vogël për të penguar integrimin e shqipërisë në BE. Duan kurban njerëzish për të shkelur në Evropë”./pe/