Saimir Tahiri është parë sot në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë ku do të marrë edhe masën e sigurisë.

Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ish-ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë. Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Ndërkohë vetë Tahir ka folur dhe është se shprehur se për të është njëlloj, si arrest shtëpie, si arrest me burg./lapsi/

Artikulli paraprakProvoni meze kosi për të luftuar inflamacionin
Artikulli tjetërE dhimbshme: Njeriu që ia kanë mbuluar tumorët fytyrën