Vera është pak mbi horizont dhe me ardhjen e kënaqësisë vjen edhe dhimbja e lëkurës së djegur nga dielli.

Mbi një e treta e amerikanëve gjatë ditëve të nxehta pësojnë djegie të lëkurës, shkruan DailyMail, përcjell Klan Kosova.

Për të mos u djegur gjatë qëndrimit në diell, mënyrë e mbrojtjes është përdorimi i kremrave të ndryshme.

Por dermatologu, Joshua Zeichner, ka treguar se diçka që kuron djegien e lëkurës nga dielli gjendet në frigoriferin e secilit.

“Lyerja me qumësht mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës, pasi që ka proteina dhe me shtresën që krijohet lëkura qetësohet”.

Sipas saj krejt çka duhet bërë, është që në një leckë të hidhet qumësht derisa të depërtojë në të. Më pas ajo duhet futur në frigorifer për ftohje në mënyrë që të aplikohet mbi lëkurën e djegur.

Lecka vetëm duhet bënë mbi lëkurë, por assesi nuk duhet që lëkura të fërkohet./Klan Kosova/

Artikulli paraprakMedvedev pritet të zgjidhet edhe për një mandat në postin e kryeministrit
Artikulli tjetër103 vjeçari punon tokën (VIDEO)