Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka dorëzuar shtëpinë e tij si kaucion për lirimin e Albdulfetah Alimit nga fshati Orizare e Komunës së Likovës.

Alimi, heroi që shpëtoi Selën më 27 prill – natën e përgjakshme të Parlamentit, vitin e kaluar, gjendet në paraburgim nën akuzë për terrorizëm, ndërsa pala mbrojtëse e tij ka dorëzuar tashmë dokumentin zyrtar – shtëpinë e Selës në Livadhi të Strugës si garancion për mbrojtje në liri të Alimit, shkruan gazeta Koha.

Dokumenti është noterizuar dhe firmosur nga vet Sela para tre ditësh, ndërsa nesër Gjykata e Apelit pritet të sjell vendim nëse Alimi do mbrohet apo jo në liri.

Alimi deri më 27 prill ishte i punësuar si sigurim i Parlamentit, por për shkak të dyshimeve për “mos veprim” ai u pezullua nga MPB për t’u emëruar më pas nga ana e Zijadin Selës si sigurim i tij personal. Për veprën “cenim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë” përveç Abdylfeta Alimit dyshohen edhe 33 persona të tjerë, shumica prej tyre në paraburgim, përfshi edhe tre deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnudov si dhe ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov bashkë me organizatorët e protestave, agjentët e DSK-së dhe të dyshuar tjerë. Pjesa më e madhe e të akuzuarve, që të gjithë maqedonas, tashmë mbrohen në lirimi, ndërsa Alimi vazhdon të qëndrojë në paraburgim. (koha.mk)