Duke diskutuar për Propozim-rezolutën për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, u shpreh kritik ndaj të qeverive që nuk kanë miratuar këso lloj rezolutash.

Për këtë Selimi ngriti reagime në partinë e kryeministrit. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se Rexhep Selimi po është skeptik për secilën punë të Haradinajt.

Ajo reagoi duke i thënë se shumë tema që kanë qenë në sirtar për vite me radhë është Haradinaj ai që po vendosë ato tema në tavolinë dhe po gjen zgjidhje.

“Më habit fakti që skepticizmi i selimit është mëse injorues”.

Ajo shtoi se injoranca Selimit po tregon dicka tjetër në seancat e parlamentit.

Rexhep Selimi replikoi për komentet e Haxhiut dhe tha se ajo që ai tha për rezolutat kishte të bënte më së paku me Haradinajn por ai tha se nuk e ka problem nëse a i merr përsipër ato që si kanë bërë më herët qeveritë tjera.

Ai theksoi se ka të drejtë të jetë skeptik në implementimin e rezolutave të Kuvendit nga ana e Qeverive dhe këtuu tha ai se nuk ka pse të mos e përjashtojë qeverinë akutale.

“Kam shumë kritika për qeverinë, kjo po del të jetë vazhduese e denjë e qeverive paraprake dhe për këtë unë nuk kam faj” shtoi ai.