Kompanitë e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se hakerët “janë infiltruar në rreth 500 mijë rutera dhe pajisje të tjera në mbarë botën”, në një fushatë që me sa duket shënjestron Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Ukrainës dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve (DHS) kanë pretenduar se Rusia është fajtore për sulmin kibernetik.