Numri i bastoreve dhe lojërave të fatit në vend ndër vite është rritur dukshëm dhe tashmë ato i gjen në çdo cep, madje edhe në afërsi të institucioneve edukative.

“Gjendemi këtu në afërsi të dy shkollave njëra fillore dhe njëra e mesme, po ashtu edhe një çerdhe për fëmijë, e ndërsa në mesin e tyre janë pikërisht 2 bastore sportive”.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë fenomen. Ata thonë se një gjë e tillë nuk duhet aspak të ndodhë dhe shteti duhet të investojë në gjëra me vlerë për shoqërinë.

“Në çdo cep të kemi bastore nuk është aq mirë, por ashtu është e rregulluar nëse ju lejohet me ligj, ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër tyre. Por edhe as afër shkollës nuk duhet të jenë, mendoj se është shqetësuese për nxënësit. Të rinjtë nuk mund të qëndrojnë gjithmonë imun, ndonjëherë gënjehemi. Nuk duhet të lejohet dhe duhet të rregullohet me ligj”.

“Nuk është mirë për të rinjtë, tani të rinjtë çka nuk bëjnë ,por nuk është mirë”.

“Nuk është mirë as për të rinjtë e as për pleqtë. Jo vetëm afër shkollave por aspak nuk duhet të hapen. Populli nuk ka para të ushqehet e nga ana tjetër në çdo 100 m kazino”.

Sociologu Ali Pajaziti, tha se lojërat e fatit janë të dëmshme jo vetëm për të rinjtë dhe fëmijët por edhe për qytetarët e moshës madhore. Sipas tij, një gjë e tillë ndikon në shkatërrim intelektual të shoqërisë dhe dëmtim ekonomik si dhe sjellë probleme të shumta familjare deri edhe te divorci bashkëshortorë.

“Shikuar në aspektin sociologjik bastoret dhe kazinot janë lokale vrastare, një agjent kancerogjen i shoqërisë tonë bashkëkohore që na e vjedhin rininë, brezat dhe gjeneratat dhe jetojnë më ëndërrimtarin dmth në një utopizëm të tyre për përmirësim të gjendjes ekonomike në bazë të fatit që do t’u gëzohet të rinjve. Bastoret dhe kazinot shkatërrojnë buxhete familjare shkatërrojnë intelektualizëm rinor, sepse i tërheqin nga katedrat universitare dhe bankat shkollore.02.13 Kjo është një gjendje shumë tragjike që po na ndodhë”, tha Ali Pajaziti, Sociolog .

Lojërat e tilla janë element devijues i të rinjve, tha sociologia Tatjana Stojanvoska Ivanova. Ajo theksoi mënyrën se si duhet rregulluar kjo gjendje duke përfshirë rregullim rigoroz ligjor, inspektorët të kryejnë punë e tyre dhe sanksionim i menjëhershëm në rast të shkeljes së ligjit.

“Nëse shëtisni rreth Shkupi dhe jo vetëm, por edhe në mbarë vendin, do të habiteni se sa lojëra të fatit, bastore e të ngjashme janë të hapura në afërsi të institucioneve shkollore. Nëse vet lojërat e fatit janë veti devijuese dhe të mësosh është një e drejtë e dëshiruar, kemi një përplasje me vlerave dhe normave morale. Nga ana tjetër të gjitha elementet devijuese në një mënyre subtile i afron afër fëmijëve dhe u thua se nuk është diçka e keqe, mund të afrohen dhe të shohin. Më vonë në gjatë jetës ata do ta duan atë sepse e dimë që tek të rinjtë lakmia është shumë e madhe”, deklaroi Tatjana Stojanovska Ivanova.

Sociologët mbështesin protestat e fundit kundër hapjes së lojërave të fatit në çdo cep të vendit, duke thënë se kjo është një e iniciative e drejtë dhe racionale. /alsat-m/

Artikulli paraprakNJË LËVIZJE ANTI-KAZINO
Artikulli tjetërMançevski: Të depolitizohet administrata (VIDEO)