Kosovare Asllani është takuar sot me këngëtaren Rita Ora në kuadër të një kampanje të UEFA-së, transmeton Koha.net.

Përmes një postimi në Facebook, futbollistja e njohur ka thënë se janë të lumtura që përfaqësojnë Kosovën përmes profesionit të tyre.

Asllani ka shfrytëzuar këtë takim për t’ia dhuruar Ritës fanellën me emrin e saj.