Ish-Presidenti George H.W. Bush është shtruar përsëri në spital për shkak të presionit të ulet të gjakut. Zëdhënësi i Bush lajmëroi se 93-vjeçari do të qëndrojë në spital për disa ditë.

Në postimin e bërë në Twitter ai tha: “Ish- Presidenti është mirë dhe i vetëdijshëm. Ai po trajtohet në spitalin Southern Maine Health Care dhe po merr kujdesin maksimal.

Informacione të mëtejshme për shëndetin e tij do t’i japë falmilja e tij”. Kjo është hera e dytë në dy muaj që Bush shtrohet në spital.

Ai u shtrua në spital edhe ditën pas funeralit të bashkëshortes së tij, Barbara. Bush qëndroi në spital për 13 ditë për të trajtuar një infeksion.

Gruaja e tij 73-vjeçare u nda nga jeta më 17 prill, vetëm disa ditë pasi familja Bush lajmëroi se po vuante nga shëndeti dhe kishte vendosur të mos kërkonte të tjera trajtime mjekësore./sn/