Në emisionin ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili tema për diskutim është “Gruaja në politikën e vështirë shqiptare”. E ftuar në studio ish-deputetja socialiste dhe njëherazi ish-nënkryetare e Kuvendit, Valentina Leskaj ka treguar edhe momentin e saj më të vështirë në jetën e saj politike.

Leskaj: “Dua të tregoj diçka për filllimet e mia. Kam qenë në Dibër dhe pashë një grua e veshur shumë varfër. E pyeta si je, shumë mirë më tha. Sa fëmijë ke? 10 fëmijë i ushqej me bukë, ujë, sheqer. Kjo ishte një shtysë për mua për të ecur e për të qenë aktive. Shqipëria ka ndryshuar shumë. Efekti i mediave është i ndjeshëm, por edhe efekte të tjera kanë ndikuar në jetën time në politikë. Jeta e një gruaje në politikë nuk është e lehtë.

Ditën e parë që kam hyrë në politikë e kur kam parë sulmet verbale që bëheshin jam tronditur, ishte shokante sepse mendoja që një grua që hyn për herë të parë dhe gjen një ambjent kaq agresiv është shumë e vështirë të përshtatet”.

Artikulli paraprakUdhëheqësja e Partisë së Mirë, Meral Akşener: Shpresoj të bëhem presidentja e parë grua e Turqisë (VIDEO)
Artikulli tjetërGrevë 24 orë në Greqi, bllokohen pikat doganore. Lejohen vetëm urgjencat