Tani më 3 vite pas ngjarjeve së 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, mbeten enigmat se çfarë në të vërtetë ndodhi në këtë zonë urbane të këtij qyteti, ku nga luftimet e ashpra mes forcave policore dhe grupit të armatosur që u prezantua si Ushtria Çlirimtare Kombëtare, mbeten të vrarë 18 persona, 8 policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur. Në grupin e të vrarëve ishin edhe Mirsad Ndrecaj bashkë me Beg Rizajn, ku sipas verzionit të policisë të gjithë ishin vrarë gjatë përleshjes me to.

Siç mëson portali Pa Censurë, në seancën e gjashtë gjyqësore, një nga dëshmitarët e mbrojtur ka deklaruar se, Mirsad Ndrecaj është arrestuar nga e policia dhe nuk e dinte se si ishte vrarë.Pas kësaj deklarate në sallën gjyqësore ka vazhduar një heshtje gati 20 sekonda, ku më pas menjëherë është ndërprë rryma elektrike dhe pas saj nuk është vazhduar me këtë seancë.

Edhe njëherë dyshohet se shumë të vrarë në rastin e Kumanovës janë vrarë pasi janë arrestuar. Kjo dëshmi e këtij dëshmitari të mbrojtur tregon një version tjetër të ngjarjes.Aktualisht kanë kaluar 7 muaj nga shqiptimi i dënimit në shkallë të parë për Grupin e Kumanovës, por deri më deri tani nuk është përkthyer as gjysma e aktvendimit të gjykatës për dënimin e pjesëtarëve të këtij grupi.

Aktvendimi duhet të përkthehet nga maqedonishtja në gjuhën shqipe.Vonesa e kësaj procedure është pengesë që mbrojtja ta ankimojë vendimin deri në Gjykatën e Apelit./PaCensurë

Artikulli paraprakE FUNDIT: U tentua të kidnapohet Milaim Zeka
Artikulli tjetër“27 prilli”, masa disiplinore për tre prokurorë (VIDEO)