Agjencia e lajmeve SANA e Sirisë njoftoi të enjten se një aeroport ushtarak u sulmua me raketa.

“Një nga aeroportet tona ushtarake në rajonin qendror të vendit u ekspozua ndaj agresionit armiqësor të raketave dhe sistemet tona të mbrojtjes ajrore u përballën me sulmin dhe e penguan atë nga arritja e qëllimit “, shkruan agjencia siriane e lajmeve SANA.

Agjensia raportoi më parë se zhurmat e shpërthimeve u dëgjuan pranë aeroportit Daba pranë qytetit Homs në qendër të Sirisë.

Pas sulmeve të shpeshta izraelite ndaj Sirisë, Damasku deklaroi se Siria do të kundërshtonte të gjitha sulmet e forcave izraelite në territorin e tij dhe nuk do të ngurrojë të godasë objektivat ushtarake izraelite.