Lisbona do të jetë nikoqire e finales së Eurovizionit, festival vjetor i këngës që mbledh miliona shikues rreth botës.

Më 12 maj, 26 shtete do të performojnë në skenë duke përfshirë, Ukrainën, Serbinë dhe Moldavinë.

Portugalia është nikoqire e këtij spektakli këtë vit pas fitores së Salvador Sobral vitin e kaluar në Kiev të Ukrainës.
Netta Barzilai nga Izraeli është garuesja më e përfolur që pritet të fitojë Eurovizionin këtë vit.

Eurovizioni u mbajt për herë të parë më 1956, me qëllim të bashkimit të Evropës pas luftës së Dytë Botërore. Sot, ky festival mbledh mbi 200 milionë njerëz si dhe është nismëtare e karrierës së shumë artistëve si grupit të famshëm ABBA dhe këngëtares Celine Dion./am/

Artikulli paraprakQë nga 25 maji ndodhin ndryshime të mëdha. Ja çfarë duhet të dini për celularët që përdorni çdo ditë
Artikulli tjetër“Në prag të Luftës së III Botërore, kërcënimi është real”