Partia Demokratike do të mbajë sot një protestë e cila do të nisë në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për tu drejtuar më pas drejt kryeministrisë.

Protesta është thirrur nga opozita për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të një audio përgjimi ku pretendohet se është i përfshirë edhe Agron Xhafaj, vëllai i ministrit.

Mbështetës të opozitës në gjithë Shqipërinë janë nisur drejt kryeqytetit, me autobusë të organizuar nga opozita, por edhe me mjete personale.

Tre autobusë nga Gjirokastra, rreth 400 militantë nga LSI, 250 të PD

Në Korçë, sipas PD pjesëmarrja është e ulët për shkak të presionit qeveritar. Burime nga LSI bëjnë të ditur se janë nisur rreth 500 persona, 100 nga Pogradeci dhe pjesa tjetër nga Korça.