Si pasojë e sulmit vetëvrasës në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, 12 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve nga burimet e institucioneve të sigurisë së Irakut, në një park në rajonin esh-Shule në veri të Bagdadit ka ndodhur një sulm vetëvrasës. Si pasojë e sulmit 12 persona kanë humbur jetën, kurse shumë të tjerë janë plagosur, raportojnë agjencitë e lajmeve. Forcat e sigurisë së Irakut kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes, kurse kufomat dhe të plagosurit u dërguan në spitalet përreth.
Video bonus: